Pershendetje të gjithëve, faleminderit që keni ardhur sot dhe që një nga këto ditë të fundit të 2016 vendosët të vinit e të mblidheshim të gjithë këtu, në një ideal dhe me principe tw përbashkëta. Liria, dija, ekuilibri shpresa dhe dëshira për ta bërë Shqipërinë vendin që ajo meriton të jetë, na bëri të gjithëve të jemi zyrtarisht LIBRA.

Të nderuar miq!

 

Të dashur Libra!

 

 

Sot kam kënaqësinë të hap këtë takim të LIBRA-s, 2 muaj pasi ajo është krijuar, për t’ju falënderuar se në kaq pak kohë keni arritur të ndërtoni një organizatë politike që do jetë vendimtare në Shqipërinë e viteve që vijnë.

Ilir Sinanaj

Edhe pse ka vetëm më pak se dy muaj që është hapur, faqja zyrtare e Listës së Barabartë (LIBRA) www.libra.al është faqja politike online më e vizituar e shqiptarëve. Këto janë të dhënat e www.alexa.com, faqe kjo që specializohet në renditjen e faqeve të ndryshme të internetit nga e gjithë bota, sipas vizitave që ato kanë.

Ilir Sinanaj

Anëtarët e Listës së Barabartë (LIBRA) përfshirë dhe deputetin e kësaj lëvizjeje, Ben Blushi, biseduan me qytetarët e Zharrëzës në grevë urie për padrejtësive të kryera ndaj tyre nga veprimtaria e “Bankers Petrolium” në bashkëpunim me koalicionin ndër vite të kastës së vjetër politike, që nga koha e qeverisjes së Partisë Demokratike e deri tek ajo e tanishme “rilindje”-LSI. Këtë fakt e pohuan edhe qytetarët e Zharrëzës. Qytetarët në grevë e mirëpritën intelektualin Ben Blushi, i cili në emër të LIBRA-s e vlerësoi qëndresën e tyre dhe u siguroi atyre, që strukturat e LIBRA-s po punojnë në konkretizimin e një zgjidhjeje për qytetarët e Zharrëzës.