Pёrshёndetje

Unё jam farmaciste. Kam emigruar jashtё  pёr 11 vjet rrjesht.

Pas 11 vjetёsh emigracion, ҫdo gjё mund tё kisha menduar, pёrveҫse tё isha nё  grupin themeltar tё njё  Partie tё re. Mendoja se kishim edhe shumё Parti dhe militantё.

Ju afrova kёtij grupi, sё pari me kuriozitet. Çfarё gjeta, pse u bashkova?

Ka nё kёtё grup tё rinj, mё tё rinj se unё, qё kanё studiuar jashtё, kanё studiuar nё Europё. Kёta tё rinj, ndёrsa ne flasim pёr luftёn ndaj varfёrisё,  shohin njё vizion tё kёtij vendi pas 25 vjetёsh.

U bë një çerek shekulli që fëmijët, të cilët në vitin e përmbysjes së regjimit komunist nuk kishin lindur akoma, i kanë kaluar tashmë të njëzetat. Në këto vite pluralizmi ne, prindërit e tyre, nuk kemi arritur aty ku ëndërronim.