Elton Dono

Udhëtuam dje drejt Matit dhe Kamzës ku takuam disa prej anëtarëve më të zellshëm Libra.  Sigurisht nuk janë të shumtë në këtë fazë organizimi ku ndodhemi, por janë të pastër, të ndershëm, me vlera e dëshirë për të ndryshuar njëherë e mirë realitetin ku ndodhemi. 

Ergest Lekdushi

Ti që pret të festosh fundin e vitit në vendin e punës; Ti që shpreson që për pak vite do kesh një shtepi dhe familje  tënden; Ti operator që me arritjen e target-it  do shijosh pak nga rinia e bllokut. Ti operator që mban dhe familjen me ato pak lek që të mbeten nga shpenzimet e Tiranes, ku qeraja, dritat, uji, taksat, ushqimi të detyron shpesh herë të marresh edhe Lek borxh. Po të drejtohem ty operator, kësaj here ki pak durim të më degjosh, Ti nuk do të ma mbyllesh telefonin.