Matilda Terpollari

Një memorial antikomunist me rroba gabi. Përse Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 janë një mashtrim i madh me të kaluarën?!

Si po hidhen poshtë paratë publike në emër të memorialit të diktaturës ?!

Pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama inauguroi një tjetër vendstrehim antibërthamor në Tiranë. Pasi i vendosi një bunker përsipër, në hyrje të vendstrehimit në mes të Tiranës, ai e modifikoi atë edhe nga ana historike.  Në fjalën e hapjes së ekspozitës apo muzeut, apo instalacionit, Kryeministri kërkoi që ne të besonim se; “Ky bunker është praktikisht hyrja në të parin memorial kushtuar kujtimit të viktimave  të terrorit komunist”.  

Nga Ana Ahmetlli (studente Gjuhë-Letërsi, Universiteti i Tiranës)

Si fillim dua të falënderoj LIBRA-n për bashkëpunimin dhe mundësitë që na jep të gjithëve ne, pjestarë të shoqërisë, duke na dëgjuar për problemet, hallet, idetë e mendimet tona në lidhje me fenomenet vërtetë problemtatike që i kanosen shoqërisë sonë. Dhe jo vetëm duke na dëgjuar por edhe duke i vënë ato në zbatim për të mirën e të gjithëve. 

 

Do më bëhej qejfi  sikur ne njerëz të thjeshtë dhe njerëz me post të bëhemi të gjithë bashkë  dhe të ngremë zërin tonë duke na dëgjuar  të gjithë nga fëmijë në të moshuar  për të folur për ata njerëzit e “flakur” në periferi të e shoqërisë. Dhe të gjithë e dimë që ekzistojnë të tillë fenomene dhe ka tepër e më tepër probleme të tilla që degjojmë nga dita në ditë, të cilat për fatin e keq vijnë e duke u shtuar. 

 

Por përse ndodhin këto?! Nuk ka shtet?! E për çfarë na duhet shteti neve, kur ne nuk bëhemi bashkë dhe të paktën të arrijmë të parandalojmë nëse nuk mundemi dot të “shfarosim” fare këto fenomene.

 

Një fenomen tepër shqetësues, që vazhdojmë të dëgjojmë ditë për ditë sa ngrihemi në mëngjes, sa hapim sytë, sa hapim televizorin, sa lexojmë nëpër gazeta, sa dëgjojmë nga njëri – tjetri është dhuna ndaj grave. Jam e bindur se për të gjithë ne ky është një problem shqetësues që po vazhdon të zmadhohet akoma më shumë. Por cili është shkaku që sa vjen dhe shtohet?

Cila është arsyeja që ne nuk po e parandalojmë këtë gjë? Pse dëgjojmë përditë se “burri” ka rrahur gruan e tij; “burri” ka hedhur gruan nga ballkoni, nga tarraca, etj.; “burri” ka vrarë gruan e tij? 

 

Besoj të gjithë ia keni bërë vetes tuaj këto pyetje dhe shumë më tepër se kaq! Nuk kemi një përgjigje për këtë fenomen do thuani ju dhe me të drejtë pasi faktet po e tregojnë që ne skemi gjetur një përgjigje që ta ndalojmë?! 

 

Por mos harroni që mbas çdo PSE-je ka dhe një SEPSE! Unë përgjigjem JO, ne e kemi një përgjigje dhe një zgjidhje jo vetëm për këtë problem por për të gjitha problemet që po na i trazojnë shoqërinë tonë! Si mund ta parandalojmë këtë fenomen?! Dua të jap disa mënyra, duke filluar pak nga unë, pak nga ai/ajo, pak nga dikush tjetër që ne ti vijmë në ndihmë vajzave, bijave, motrave, nënave tona.

 

Ka qenë kaq e vështirë që një femër të marrë guximin për të denoncuar rastin në fjalë, pasi jo vetëm që ska pasur mbështetjen e ndonjë institucioni por dhe nëse ndopak do e ketë pasur atëherë s’ka pasur mbrojtjen

nga policia e shtetit. Një femër edhe pasi ka bërë denoncimin jam plotësisht e bindur se mbas atij denoncimi ka pasur dhe kërcënimin nga mbrapa për jetën apo familjarët e saj. Pse? Sepse ata që e mbajnë veten se

janë ne gadishmëri për ti mbrojtur i kanë  lënë mbas krahëve!

 

Po sikur të ngrihen më shumë institucione që ti vijnë në ndihmë femrave, por jo duke u mbledhur dhe duke degjuar broçkullat e atyre kur flasin por psikologë që dinë të kryejnë me dinjitet punën e tyre, të dëgjojnë këto femra dhe të bëhemi bashk që ti gjejmë një zgjidhje. Asgjë nuk është e pamundur!

 

Mendoj se jo vetëm për gratë por edhe për burrat duhet të ngrihen të tilla institucione, të fillojmë të bëjmë sa më shumë mesazhe sensibilizuese duke i  shpërndarë “në jetën tonë”, e të gjithëve ne. Sa më shumë rreptësi për këta “burra” aq më pak dhunë ndaj femrave. Sa më shumë të zhvillohet dhe të flitet në shkolla aq më shumë do parandalojmë këtë fenomen. Sa më shumë aktivitete në mbrojtje të femrave, aq më shumë qetësi do ketë mes çifteve. Sa më shumë ta duam dhe ta respektojmë jetën e femrës si qenie aq më të mirë do bëhemi të gjithe. DO SENSIBILIZOHEMI, do kuptojmë që nëse vazhdojmë kështu po shkojmë drejt në rruge të gabuar që do na çojë në humnerë. 

 

STOP DHUNËS NDAJ FEMRAVE! 

 

Ka ardhur koha të mblidhemi të gjithë bashkë dhe ta çrrënjosim këtë fenomen të ndyrë që pa na i shkatërron jetën e çdokujt prej nesh.