Sot në orën 18:00, në selinë e LIBRA-s zhvillohet një takim me të rinj që punojnë në Call Center, si dhe me administratorë të këtyre bizneseve në vendin tonë. 
Ky do të jetë një diskutim mbi zhvillimet e fundit që prekin këtë sektor, veçanërisht lidhur me ligjin që mund të miratojë Senati në Itali, çka rrezikon më tepër se 20 mijë vende pune në Shqipëri. 
Të gjithë të rinjtë , që punojnë në këto qendra, janë të ftuar të marrin pjesë në këtë takim të hapur, me idete e sugjerimet e tyre për situatën ku ndodhemi, si dhe çdo shqetësim tjetër të mundshëm.

Jeni të mirëpritur!

Adresa . Rr Sami Frashëri nr5 Tiranë

I dashur mik, anëtar i LIBRA,

 

Në çdo cep të vendit tonë, të gjthë anëtarët e LIBRA kujtojnë trimërinë dhe vizionin e patriotëve shqiptarë, që u bashkuan dhe luftuan për të shpallur pavarësinë dhe lindjen e një kombi të lirë.

Lista e Barabartë (LIBRA) në faqen e saj libra.al hedh në votim online për të gjithë qytetarët Buxhetin e vitit 2017 (nga e premte 25 nëntor, ora 10:00 am deri të enjten 01 dhjetor, ora 12:00 pm). Në këtë votim janë të ftuar të shprehin vullnetin e tyre jo vetëm anëtarët e LIBRA-s, por të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë brenda dhe jashtë saj. Vullneti i qytetarëve do ta pasqyrohet në Parlament nga deputetët e LIBRA-s, Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi seancën parlamentare kur të diskutohet Buxheti 2017.