Ngjarje

Ilir Sinanaj

Progres-Raportet e BE-së për Shqipërinë të viteve 2015 dhe 2016, shohim se Parlamenti është i kufizuar në kapacitete për sa i përket monitorimit të përputhshmërisë së legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.

Neritan Seferkolli

Më vjen shumë mirë që ka reflektim, ka kritikë, ku në lupën e shkencëtarëve të politikës shqiptare paskërkan gjetur tek LIBRA  një shkelje statuti. Por për cilën shkelje statuti e kanë fjalën gjeologët në fjalë???

Mimoza Hafizi

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9355 DATË 10.03.2005 “PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE”, I NDRYSHUAR. 

 Nisur nga polarizimi i madh social në vend, që po rëndohet përditë si dhe bazuar në eksperiencën europiane e të të gjitha vendeve të rajonit, është bërë i domosdoshëm përcaktimi i një treguesi shumë të rëndësishëm për matjen e nivelit të jetesës në vend, që është minimumi jetik. 

Minimumi jetik përfaqëson madhësinë e të ardhurave në para që duhet të ketë çdo person për të siguruar kushte minimale për jetesë, pra për t’u ushqyer, ngrohur, strehuar, arsimuar, për transport e kujdes shëndetësor. Personat që sigurojnë më pak të ardhura se minimumi jetik konsiderohen të varfër.