Ngjarje

Pershendetje të gjithëve, faleminderit që keni ardhur sot dhe që një nga këto ditë të fundit të 2016 vendosët të vinit e të mblidheshim të gjithë këtu, në një ideal dhe me principe tw përbashkëta. Liria, dija, ekuilibri shpresa dhe dëshira për ta bërë Shqipërinë vendin që ajo meriton të jetë, na bëri të gjithëve të jemi zyrtarisht LIBRA.

Në më pak se 2 muaj jemi më shumë se 5,000 anëtarë LIBRA të rinj, studentë, profesionistë të lira, ekonomistë, juristë, sipërmarrës, të papunë, të gjithë të barabartë në LIBRA.

Libra.al është platforma ku të gjithë mund të ngrejmë zerin kur asnjë nuk do të na dëgjojë, është media jonë kur të gjitha mediat e tjera do të vendosin të 'censurojnë' librën apo kauzat që do të ndjekim e përfaqësojmë, është hapësira jonë virtuale, le ti japim asaj sa më shumë jetë.

Libra.al është vendi ku të gjithë do të mblidhemi për të marrë vendime disa të rëndësishme e disa më pak, por është në principet themeltare të libra-s, që cdo vendim do të merret nga anëtarësia.

Prandaj në këto dy muaj kemi votuar për qëndrimin që dy deputetët tanë Zonja Mimoza Hafizi dhe Zoti Ben Blushi do të mbanin në parlament për Miratimin apo jo të Buxhetit. Vendosëm ta lëm të lirë për cdo shqipëtarë kudo ku ndodhet, për cdo shqipëtarë të drejtë, për cdo shqipëtarë të lirë për cdo shqipëtarë që do të donte të ndihej i përfaqësuar.

Votuam për emrin që do të mbanin edhe të rinjtë LIBRA, një pjesë kaq e vyer për ne dhe vendin.

E kështu do të votojmë për cdo qëndrim apo vendimmarrje që do të duhet të marrim. Demokracia direkte është themeli jonë, e vetëm duke respektuar rreptësisht rregullat që të gjithë sëbashku kemi miratuar, ajo do të mund të funksionojë. Sikur kemi mundur të shikoni gjatë gjithë kësaj kohe në projektorin këtu pas meje,

LIBRA.al është Tomi, Ilir, Orea, Matilda, Marseli, Eltoni, Lorela, Kristina, Gjergji, Ergesti, të gjithë ne që kemi vendosur të ngrejmë zërin, e të shkruajmë për cdo shqetësim tonin. Në këto dy muaj janë shkruar më shumë se 250 artikuj, kemi ngritur e përfaqësuar dhjetra kauza, mijëra njerëz kanë reaguar mbi cdo fjalë të thënë e shkruar, kemi realizuar dhjetra livestream e qindra të tjerë do të zhvillojmë në të ardhmen.

Si përfundim dua tju urojë të gjithëve GEZUAR Vitin e ri, le të jetë kjo 2017 viti i ndryshimit, duke na dhënë të gjithë më shumë forcë, më shumë kurajo, më shumë devotshmëri në këtë rrugë të gjatë që kemi nisur.

Mos harroni të shkruani në libra.al , cdo shkrim tuajin mund ta dërgoni në This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..

Faleminderit

PS: Nga mbledhja e LIBRA me 29 Dhjetor 2016