Ngjarje

Neritan Seferkolli

Më vjen shumë mirë që ka reflektim, ka kritikë, ku në lupën e shkencëtarëve të politikës shqiptare paskërkan gjetur tek LIBRA  një shkelje statuti. Por për cilën shkelje statuti e kanë fjalën gjeologët në fjalë???

Për statutin në PS në PD në LSI apo 78 e ndoshta më shumë parti të tjera të cilat kryetarët e tyre janë bërë si Santa Klausi, kanë vetëm një fytyrë dhe një kapuç ndër vite, të cilëve kush u ulet në prehrin e tyre babagjyshi i’u jep dhurata. Por sinqerisht më vjen mirë që ka reflektim, ka kritikë nga kritikues që shkeljen që paska bërë Blushi nuk ka qenë shumë e vështirë për ta gjetur sot ku për 26 vjet e ke patur perpara syve tek të gjithë babagjyshët e partive politike ose Santa Klauset.  

Nuk është nevoja të presësh dhe 26 vjet të tjera për të parë demokraci të brendshme në nje parti sepse këtë do ta kesh realitet të prekshëm çdo jave tek LIBRA.

LIBRA ka një muaj që është themeluar dhe akoma është në fazën e strukturimit nëpër rrethe nëpër fshatra kudo nëpër Shqipëri për t’i dhënë mundësinë për t’a prekur nga afër alternativën e thjeshtë të njerëzve te zakonshëm. Në aktin e themelimit të LIBRA ose çdo partie tjetër ose dhe organizate qoftë ajo OJQ ka një procedurë që duhet të firmosin disa njerëz dhe me vendimin e themeluesve zgjidhet një person për të firmosur dhe në rastin e partive politike është dikush që drejton strukturat në menyrë të përkohshme deri në momentin që Partia shtrihet në gjithë territorin dhe në kongresin dhe zgjedhjet e saj të brendshme përfaqësohet nga çdo cep i vendit. 

Në këto kushte si një parti e cila ka lindur për lirinë dhë të drejtën për ekuilibrin social LIBRA nuk mund të shkojë në zgjedhje pa pasur përfaqësimin e çdo shqiptari të lirë i cili me votë direkte do japë verdiktin për Kryetarin e një force të krijuar për përfaqësimin e njerëzve në nevojë dhe shtresës së mesme . 

Do kishte shumë të drejtë ndokush ose shume kush të sulmonte Blushin për parti private nëse ai prezantohej si kryetari i saj, por ai është njëri prej nesh, i cili normalisht ka më shumë hapësira mediatike dhe sigurisht në Kuvend për të çuar kauzat tona dhe për t’i ngritur ato në publik për ti bërë çështje e për t’i kthyer në amendamente. 

Nuk është e hijshme për një analist profesionist të kritikojë një parti të re se nuk i ka kryer zgjedhjet kur i do oreksi atij , kjo është e njëjtë si t’i flas mirë një fëmije të porsalindur për Edi Ramën që kur të rritet t’a votoje atë sepse ai do jetë një Santa Klaus sigurisht.

LIBRA do të shkojë në zgjedhje për kryetar shumë shpejt dhe për të gjitha forumet drejtuese të saj dhe normalisht Blushi nuk do ti ndalojë zgjedhjet siç bëri Edi Rama, nuk do bëjë zgjedhje për kandidat si Iliri por është e drejta e çdo antari të LIBRA të vetëpropozohet për t’u zgjedhur kryetar e nëse ai do jetë fukara ky nuk është ndonjë turp por krenari që fukarenjtë mund të bëhen kryetar partie ,por ju analistëve të shitur nuk ju intereson të ketë kryetarë partish fukarenj sepse nuk ka kush ju paguan që të lihni si qentë për oborrin e tyre .