Blog

Nga Alajd Alla Eshtë e dhimshme kur humbet një jetë. Akoma më e dhimshme është kur kjo jetë është e re. Por sa e dhimshme është kur një jetë e re vetbehet e pajetë? Jam nisur prej rastit të djalit 22-vjeçar që u vetwvra në burgun e Rrogozhinës. Në rastin e tij mund të jenë shumë të rinj shqiptar.Arsyeja e burgosjes së tij më duket e paarsyeshme.Kanabisi në Shqipëri është aq i shpërndarë sa një i ri më shpesh i ofrohet një cigare kanabisi për ta pirë,sesa një laps për të shkruar apo një libër për të lexuar.Por a mjafton një rast kaq i dhimshëm për të shkruar për jetën e të rinjve? Ky realitet sot vret cdo ditë tërinj. Dikujt i vret shpresën dhe e dërgon drejt depresionit.Dikujt i vret ëndrën dhe e dërgon drejt së keqes. Dikujt i vret mundësinë dhe e dërgon drejt emigrimit. Sot ka të rinj të arsimuar por të papunësuar,të rinj të varfër pa mundësi arsimimi,të rinj vizionar dhe të guximshëm,por me biznese të falimentuara për shkak të taksimit.Të rinj të ndryshëm,por pambështetje njësoj. Energji,forcë e shkuar dëm,e djegur pa rendiment.Energji,forcë e përdorur për mbijetesë. Ky indiferentizëm ndaj të rinjve,po vret të gjithë vendin. Çdo ditë e më shumë jam i zhgënjyer. Çdo ditë e më shumë dua te kontribuoj për ndryshim.