Blog

Nga Viola Guri Po sot Shqipni, pa m'thuej si je? Ja pra pyetja që akoma i bëjmë vetes dhe Shqipërisë është e njëjta, si para 100 vitesh si sot. Po pse vallë nuk ndryshon asgjë?? S’ka sesi të ndodhë kur së pari është eleminuar dëshira për të bëë pasi sa herë dikush, shqiptare, ka dëshirën e të bërit, hidhen mbi supet e tij për ta frenuar me burokraci, diskriminuar me politikë, e përdhosur ligjërisht. Nuk ka politika të denja dhe të drejtpërdrejta për një vlerësim dhe rikualifikim të gjendjes ekonomike dhe sociale të Shqipërisë. S’dua të flas specifikisht për asnjë nga sektorët e ekonomisë, shëndetësisë, drejtësisë, pasi çdo sugjerim apo mendim do jenë prezentë në mendjen e kësaj elite politike mosmirënjohëse për sakrificat e popullit dhe për poshtërsinë që dita-ditës si nje kancer po gërryen shqiptarët dhe Shqipërinë. N'der vllazen jena vra e vazhdojmë ta bëjmë. Herë për varferinë ekstreme herë për padrejtesinë e pronave dhe shpeshherë për injorancën ndaj vlerës qe ka jeta dhe që shumica tashmë e ka mendjen si të vjedhë lehtshëm e si të korruptohet fuqishëm. Nuk ka krenari të jesh me një parti, por të kesh parimin tend dhe idenë tënde për riformimin dhe rimëkëmbjen e vendit tënd. Më vjen në mendje një frazë e Sokratit: "kini frike nga sofistët, ata dinë ta bëjnë ditën natë". Kjo bëhet dita ditës. Ku UNI na qenka me lirë se SHUMI. A thua nje koke te ishte me e madhe se 100 mendje. Shqiperia eshte e ngopur me plane reformimi e deformimi, boll ky servilizem politik qe eshte tashme ne shtepine e shqipetareve si e famshmja "buka me djath". Jemi europianë por se dimë akoma. Harrojmë që bota është aty ku është se ka luftuar për parimin e së drejtës dhe dinjitetit. Ne s’kujdesemi më as për veten e jo të kemi vizione afatgjatë për ndryshime dhe përmirësime të jetesës. Për ta mbyllur mendoj se problemi i shqiptarëve është SERVILIZMI, e shohin rrugën më të shkurtër si sukses dhe jo punën, ndershmërinë , sakrificën, vlerat dhe vullnetin si ARRITJE!!!