Blog

Nga Drini Brokaj Kurajo në këto ditë të ftohta dhe kaq të vështira për të gjithë ne. Kjo situatë nuk erdhi si një fatkeqësi natyrore, nuk erdhi se një armik i jashtëm dhe shekullor vendosi të na sulmoje papritur apo Shqipëria papritur e papandehur u be pre e sulmeve terroriste. Kjo situatë ishte këtu midis nesh dhe ne të gjithë ndihmuam qe ajo të vijë e egër ,e ftohtë,e pamëshirshme dhe e ndihmuam të vijë në kohën më të papërshtashme për ne. Ne të gjithë bashkë ndihmuam që spitalet tona nuk janë gati për një epidemi gripi, ne të gjithë bashkë ndihmuam qe rruget jane te pasigurta,ne te gjithe bashke ndihmuam qe shumica e shqiptareve s’kanë mundësi ngrohjeje në shtëpitë e tyre në këto ditë të ftohta, ne ndihmuam të mbyllen shkollat dhe bëmë dhe kujdes qe shteti te mos turperohet. Shumë prej jush do me pyesin, po une ç’faj kam? Po zotëri edhe ti pate faj po aq sa une po aq sa kemi te gjithe bashke.Patem faj se votën e hodhëm me sy mbyllur për shumë vite duke u nisur vetëm nga disa ideologjira boshe ku ish-komunista u hodhën në zjarr për demokracinë dhe na mbushën mendjen se ata ishin dhe heronjtë e saj! Patëm faj që besuam se një njeri anormal do të na kthente në normalitet. Faji do të rritet dhe turpi mbi ne do të bjere perseri nëse bëjmë të njëjtat gabime. Nëse voten e hedhim ashtu kot ç’përgjigje do t’u japim nesër fëmijëve? Pse mos të pyetemi pse mospjesa e vendimmarrjes përse u dashka të vendosin të tjerët për ne kur mund të vendosim vetë! E pra kjo risi që Libra ka sjellë ku anetaresia vendos vete une them se është shkëndija e parë e një zjarri ku do djegë gjithë politikën e vjetër. Anëtarësohu në Libra të vendosësh vetë për veten dhe për familjen tënde mos lejo të vendosin të tjerët për ty!!