Blog

Njëzet vjetori me gjeti te pashprese edhe pse jam student i shkelqyer inxhinierie.

Mundesi me jep emigrimi, por jo , une kam vendosur ta shpenezoj energjine e rinise ne Shqiperi.

Ketu dua te le gjurmen time ! Por, si mund te le gjurmen time, kur vij nga nje familje e thjeshte dhe pa mbeshtetje.

Po sikur te mbeshtes duke u servilosur njeriun qe blen makine dhe te premton rrugen, njeriun qe kultivon kanabis dhe eshte pergjegjes per drogen,njeriun qe kurohet te privati, me parate e vjedhura nga publiku,njeriun qe kontrollon arsimin, duke qene e paarsimuar,njeriun qe beson ne Zot, duke qeverisur keq. Nese nuk ndjen ,kjo eshte nje zgjidhje.

Une smund ta bej. Une kam nder,biles jam teper krenar. Si mund ti servilosem dikujt qe eshte me pak produktiv se une. Si mund te brohoras dike, qe i kthen pergjigje problemit me humor. Une doja shansin tim, te tregoja idete e mia. Vizioni im eshte i sinqerte dhe jo me interes. Doja te ndihesha i barabarte, te bashkbisedoja. Une doja liri. Liri mendimi. Por a e gjeta?

Sigurisht qe po,prandaj jam LIBRA. Me thuaj nje vend tjeter , qe i ka dyert e hapura per nje njeri te thjesht. Me thuaj nje vend tjeter qe te vlereson nga idete dhe jo nga kontributi buxhetor. Shume jane te pavendosur dhe thone pse ti do ta besh Shqiperine. Une jo, as ne te dy,por te gjithe bashke. Secili nga pak,por me dashuri. Cdo dite nje plan te ri deri sa te arrijme ne planin perfundimtar te perbashket. Eja , behu LIBRA. Behu aktiv. Rrite nga pak, qe neser te trashegosh dicka me vlere. Eja ,behu pjese e fillimit qe ta shohesh teksa zmadhohet dhe te ndihesh krenar.

Eja , behu pjese e ketij rrugetimi me nje ideal. Eja, behu LIBRA, per Shqiperine.