Editoriale

Përktheu Ilir Sinanaj Hungaria planifikon te fillojë një operacion ndëshkimor për veprimtarinë e paligjshme tek organizatat joqeveriare (OJQ) të lidhura me miliarderin Geroge Soros, tashmë që Donald Trump do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë, sipas nënkryetarit të partisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban. Shteti anëtar i Bashkimit Evropian do të përdorë “të gjitha mënyrat që ka në dispozicion” për të “spastruar” OJQ-të që financohen nga financieri me origjinë hungareze, që “u shërbejnë kapitalistëve botërorë dhe mbështesin atë që është politikisht e drejtë duke nënvlerësuar qeveritë kombëtare”, bëri të ditur për gazetarët ditën e martë (10 janar 2016) nënkryetari i partisë hungareze në pushtet Fidesz, Szilard Nemeth. Asnjë nuk iu përgjigj telefonatës, jashtë orarit të punës, që “Bloomberg News” i bëri “Institutit të Shoqërisë së Hapur (‘Open Society Institute’ pjesë e fondacioneve të George Soros) në Budapest. “Ndjej se ka një mundësi për këtë, ndërkombëtarisht,” sepse Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA, raportohet të ketë thënë Nemeth sipas medias shtetërore “MTI”. Ligjvënësit hungarezë do të fillojnë diskutimin për një ligj që do t’u lejonte autoriteteve të aditonte drejtuesit e OJQ-ve, bëhet e ditur sipas kalendarit të punimeve parlamentare. Kryeministri hungarez Orban, lideri i parë evropian, i cili e mbështet publikisht fushatën e Trump, ka shpërfillur kritikën nga Komisioni Evropian dhe nga administrata e Presidentit amerikan Brack Obama, për ndërtimin e një “shteti joliberel”, siç e përshkruan ai, të formësuar sipas regjimeve autoritare që përfshijnë Rusinë, Kinën dhe Turqinë. Në viti 2014, kryeministri hungarez Orban dha urdhër që të agjencitë shtetërore të auditivit të hetonin fondacione të financuara nga Norvegjia dhe tha se grupet e shoqërisë civile të financuara nga jashtështetit ishin mbulesa për “aktivistë politikë të paguar”. Kryeministri hungarez Orban dhe administrata e tij ka veçuar shpesh OJQ-të e mbështetura nga Soros, një mbështetës i Partisë Demokratike të SHBA-ve me një rrejt të gjerë organizatave, që promovojnë demokracinë në vendet ish-komuniste të Evropës Lindore. Struktura e pushtetit Trump gjithashtu ka akuzuar miliarderin 86-vjeçar se është pjesë e “një strukture globale të pushtetit, e cila është përgjegjëse për vendimet ekonomike, që kanë grabitur punëtorinë tonë, që janë duke zhveshur vendin tonë nga pasuritë e veta dhe që i vendosin ato para në xhepat e disa korporatave të mëdha dhe entiteteve politike”. /Bloomberg/