Deklarata dhe Njoftime

LIBRA ka si gurë themeli promovimin e lirisë, barazisë dhe dijes në shoqërinë shqiptare. Për të përmbushur misionin tonë, çdo anëtar i LIBRAs zotohet se do të punojë e ushtrojë veprimtarinë politike me ndershmëri, përgjegjshmëri, integritet të lartë moral, profesionalizëm, drejtësi dhe respekt.

 

Kodi i Etikës i zbatuar në LIBRA është konsultuar dhe miratuar në mënyrë transparente dhe demokratike, sipas rregullave të parashikuara në Statut.

Ky kod përmbledh parimet dhe rregullat për funksionimin dhe sjelljen e anëtarëve LIBRA, si dhe të përfaqësuesve të saj gjatë ushtrimit të mandatit në organet qëndrore dhe vendore (më poshtë, anëtarët dhe përfaqësuesit).

 

Kodi i Etikës në LIBRA parashikon masat disiplinore dhe procedurat që ndiqen në rast shkeljeje. 

Rregullat e këtij kodi zbatohen në mënyrë të detyrueshme nga të gjithë anëtarët dhe përfaqësuesit.