Deklarata dhe Njoftime

Te nderuar deputete

Zonja dhe zoterinj,

Shqiperia eshte ne nje moment te veshtire. 

Nje jave me pare keshilli i ministrave te Bashkimit Europian nuk miratoi nje date per hapjen e negociatave me vendin tone,megjithese Qeveria e Shqiperise kishte premtuar se kjo do te ndodhte.Sic dihet, ministrat e jashtem te Bashkimit Europian percaktuan respektimin e te pakten pese kushteve apo kritereve, pas plotesimit te te cilave mund te diskutohet fillimi i negociatave te antaresimit.

 

Ne mendojme se kjo shtyrje nuk do e favorizoje Shqiperine, perkundrazi mund te kete efekte demtuese jo vetem ne cilesine e reformave te domosdoshme,jo vetem ne imazhin e vendit por mbi te gjitha ne klimen politike e cila ne Shqiperi nuk eshte asnjehere premtuese dhe e qendrueshme ne menyre kronike dhe ciklike, cka i ka shkaktuar vendit nje cmim te konsiderueshem ne investime te huaja dhe ne emigracion permanent.Shqiperia vazhdon te emigroje ne menyre te frikshme dhe te panderprere dhe pesimizmi dhe skepticizmi per procesin e integrimit eshte rritur dhe do rritet edhe per shkak te vonesave te paparashikuara sic eshte ky rast.

 

Shqiperia e viteve 2000, besonte se vendit do ti duheshin edhe 10 vite per tu antaresuar ne Bashkimin Evropian.Kaluan 15 vjet dhe kjo nuk ka ndodhur.Shqiptaret e sotem qe ne vitin 2000, ishin 15 vjet me te rinj ndoshta besojne se do duhet edhe te pakten nje dekade per tu antaresuar me te drejta te plota.Tranzicioni yne drejt Bashkimit Evropian po merr pothuajse po aq kohe sa c’mori komunizmi,me shume se tridhjete e pese vjet,ndoshta dhe dyzet.Ata qe ishin 20 vjec sic eshte rasti im ne vitin 1990, mund te jene ne moshe te thyer kur ne te jemi ne Evrope.Ata qe nuk kishin lindur kur ne u cliruam nga komunizmi, do jene ne moshen tone sot.Ky fatalitet qe po ndeshkon brezat, njerin pas tjetrit duke i penguar te jetojne si europiane eshte nje drame kombetare qe po i kushton Shqiperise shume mund dhe shume kohe dhe shume vuatjtje te paarsyeshme.

 

Kur kthehem pas dhe mendoj, nese gjithe ky mund dhe keto peripeci mund te ishin shmangur une vete besoj se po. Mund te ishin shmangur.Shqiperia mund te ishte qeverisur shume me mire ne kete cerek shekulli dhe vendi mund te ishte shume me i jetueshem pa debuar 1 milion njerez nga territori i tij per shkak te padrejtesise dhe papunesise. 

 

Thene keto mendoj se tashme nuk ka me asnje alibi dhe pretendimi se ka qene Europa ajo qe nuk na ka pranuar, nuk qendron.Europa nuk paragjykon shqiptaret,por ajo paragjykon krimin,korrupsionin,zgjedhjet e dyshtimta,drejtesine e kapur,ekonomine informale dhe cilesine e ulet te tregut te punes.Europa ka harxhuar me shume se 10 miliarde euro per te na ndihmuar ti zgjidhim keto ceshtje duke financuar shkollat spitalet dhe rruget tona si dhe hapjen tone ndaj botes.Ajo ka bere ate qe mundej, ne kemi bere me pak apo shume me pak se duhej.

 

Kjo eshte e verteta.

Prandaj mendoj se  ka ardhur koha ta themi te verteten sic eshte:kundershtaret me te medhenj te integrimit te vendit nuk jane me jashte Shqiperise.Ata jane ne Shqiperi.Jane shqiptare.Jane politikane.Jane elite dhe jane ne kete parlament.Ketu ka njerez qe duhet te mbajne pergjegjesi dhe te japin llogari.Elita politike eshte fajtore per shkak te mungeses se reformave,per shkak te korrupsionit qe ka rezultuar nje politike shfaruese kombetare,per shkak te mungeses se drejtesise dhe per shkak te bashkepunimit te hapur me krimin e organizuar.Keto jane shkaqet se pse sot nuk jemi ne Europe megjithese jemi europiane.Kemi humbur aq shume vjet dhe perpara kemi ndoshta po aq vjet per te humbur.

 

Dhe humbja me e madhe e njeriut nuk eshte humbja e kohes por humbja e shpreses.

 

Shqiptaret po humbin shpresen se mund te jene europiane sepse shqiptaret po pengojne shqiptaret te behen europiane,kjo eshte ceshtja dhe kjo eshte e verteta.

 

Por nderkohe qe Shqiperia vonohet per arsyet e veta te brendshme,bota perreth nesh po ndyshon me shpejtesi.Europa dhe te tjeret nuk jane me ata qe kane qene.Bota po hyn ne nje faze te re e cila nuk dihet nese do ti favorizoje interesat strategjike te shqiptareve sic ndodhi me pavaresine e Kosoves dhe me antaresimin tone ne NATO.

 

Bota po hyn gradualisht ne ngrice.Nuk jemi me ne pranvere,por jemi ne vjeshten e integrimit.Jetojme ne stine te panjohura, kur fuqi te cilat nuk kane qene dashamirese me Shqiperine pergjate historise, po forcojne rolin e tyre ne kurriz te demokracise ne pergjithesi.Bota nuk ka me nje raport te drejte me demokracine dhe lirine sic e ka patur 20 vjet me pare.Dhe ne e kemi pesuar mbi kurriz se sa here qe demokracia si thesari me i madh i popujve tane dobesohet, Shqiperia vuan,sa here qe demokracia rrezikohet, Shqiperia izolohet sa here qe demokracia kercenohet, Shqiperia zvogelohet duke u tretur perdite. 

 

Ngjarjet e fundit ne Gjermani,ne Turqi dhe nje vale terrorizmi qe ka krijuar panik dhe ankth ne vendet europiane sigurisht mund te ndikojne ne rritjen e presionit ne keto vende, per te rishikuar seriozisht politikat e zgjerimit te vete Bashkimit Evropian.Sic dihet, gjate vitit te ardhshem ne vendet me influente te BE do mbahen zgjedhje sic eshte Franca dhe Gjermania.Qe tani ne keto vende ka nje debat te madh lidhur me gjeografine e hapjes se Bashkimit Evropian.

 

Kjo klime pasigurie sigurisht do kete ndikimin e vet edhe ne rajonin tone,ne Ballkan, ku paqendrueshmeria si dhe influencat e fuqive te medha,sic deshmon historia, ndikojne jo pak ne shtimin e tensioneve etnike dhe atyre me karakter ekonomik.Ndoshta nuk e egzagjeroj sikur te them se qe nga perfundimi i luftes ne Bosnje dhe Kosove, ne Ballkan nuk ka patur kurre nje situate me me shume pikepyetje.Rajoni yne sot, nuk kercenohet vetem nga ndikimet tradicionale te Lindjes,por rrezik kryesor per ngadalesimin e modernizimit te vendeve tona eshte pa dyshim situata e brendshme, qe lidhet me korrupsionin,krimin e organizuar dhe ekonomine e dobet qe nuk garanton progres, vende pune dhe cilesi jete.

 

Shqiperia nuk ben perjashtim perkundrazi sot eshte nje vend tipik ku krimi, korrupsioni, zgjedhjet e lira dhe pandeshkueshmeria jane ceshtje delikate te cilat jane kthyer ne kushte te pranimit tone ne Bashkimin Europian.

 

Keto ceshtje perbejne edhe pese kriteret pa permbushjen e te cilave Shqiperise nuk do ti mundesohet hapja e negociatave me Bashkimin Europian.

 

Mund te shkojme ne Evrope si shqiptare por nuk do lejohemi te shkojme kurre si shqiptare

te korruptuar. Kaq e thjeshte eshte.

 

Une jam i qarte se arsyet qe i detyruan vendet antare te mos i hapin negociatat me ne, nuk kane lindur ne tre vjet.Ato jane semundje kronike qe e kane shoqeruar Shqiperine qe nga dita kur pluralizmi u vendos si norme kushtetuese dhe kur vendi u hap ndaj botes dhe ndaj vetes.Megjithese cdo qeveri qe ka kaluar ne Shqiperi ka pjesen e vet te pergjegjesise mendoj se sot duhet bere nje bilanc.

 

Cfare po bejme ne per tu integruar me shpejt?

 

Qeverite, sic eshte rasti i kesaj qeverie duhet te pergjigjen nese e shtuan apo e reduktuan krimin,nese e shtuan apo e pakesuan korrupsionin,nese e shtuan apo e reduktuan shpresen,nese garantojne apo jo zgjedhje te lira dhe nese e forcuan apo jo klimen e ndeshkueshmerise dhe drejtesise se pavarur ne vend.

 

Kjo eshte arsyeja qe ne shtate deputete, Mimoza Hafizi,Astrit Patozi,Dashamir Shehi,Vangjel Dule,Agron Duka,Nard Ndoka dhe une kemi kerkuar sot kete interpelance urgjente me kryeministrin e vendit.

 

Ne do donim qe ai te pergjigjej para shqiptareve se sa ka arritur te ndryshoje ritmin e integrimit,cfare ka bere per te ndare krimin nga politika,sa e ka permiresuar ekonomine e vendit dhe nxitjen e vendeve te punes.

 

Ne besojme se qeveria dhe personalisht kryeministri ka bere shume pak per te mos thene qe problemeve te Shqiperise i ka shtuar edhe disa te tjera.

 

Ne besojme se kjo qeveri e ka pare procesin e integrimit vetem si nje ceshtje diplomacie dhe jo si nje ceshtje te brendshme, qe kerkon permbushjen e nje numri kriteresh te cilat ne fakt nuk jane kritere qe Bashkimi Europian ia ka kerkuar Shqiperise, por jane kushte qe populli shqiptar ia ka vene klases se vet politike.

 

Ne besojme se Edi Rama ,me politikat e tij te tolerances miqesore perballe krimit ne politike,te koncensinimit te ekonomise kombetare qe shton kostot e jetes se perditshme dhe polarizimin e shoqerise,me cinizmin ndaj te varferve dhe atyre qe nuk kane,me sabotimin e reformes zgjedhore,eshte personalisht pergjegjes per kete vonese dhe kjo eshte arsyeja qe e kemi thirrur te deshmoje perpara ketij parlamenti.

 

Une personalisht nuk kam shprese, se ai ka aftesine per te pranuar te vertetat dhe as pergjegjesine per te ndryshuar menyren e qeverisjes se vendit megjithate jam ketu per ta degjuar dhe natyrisht per te thene te vertetat e mija, por jo vetem.